Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 29.10.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 11-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:
1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 11-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: Lojtarit të KF “Feronikeli 74”, Hasan Hyseni nr fanelle 7 dhe nr ID 001026M07.Motivi: Në ndeshjen LLapi-Feronikeli 74 , në min 90+2 është ndëshkuar me karton të kuq direkt pas një ndërhyrje të ashpër nga prapa në lojtarin vendas , ku nuk kishte qellim topin por vetëm tendencë që lëndoj lojtarin kundërshtar. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.
Ndaj: Lojtarit të KF “Ballkani”, Elmando Gjini nr fanelle 90 dhe nr ID 038269M02. Motivi: Në ndeshjen Ballkani-Gjilani në min 86 ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje si lojtar I fundit. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.
Ndaj: Trajnerit të portierëve FC “ Ferizaj”, Luan Alija nr ID 027944M65. Motivi: Në ndeshjen Ferizaj –Malisheva në min 42, është ndëshkuar me karton të kuq pasi ka ofenduar ekipin e gjyqtarëve.
Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, njofton Komisioni i Garave i FFK-së Abdyl Bellopoja, kryetar.