Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.11.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dhjetë të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së dhjetë të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto vendime:
VENDIME:
Lojtari i KF “Feronikeli 74”, Hasan Hyseni nr fanelle 7 dhe nr ID 001026M07. Në ndeshjen Llapi-Feronikeli 74, në min 90+2 është ndëshkuar me karton të kuq direkt pas një ndërhyrje të ashpër nga prapa në lojtarin vendas , ku nuk kishte qellim topin por vetëm tendencë që lëndoj lojtarin kundërshtar. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Ballkani” , Elmando Gjini nr fanelle 90 dhe nr ID 038269M02. Në ndeshjen Ballkani-Gjilani në min 86 ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje si lojtar i fundit. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore dënohet me 1 (një) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Trajneri i portierëve FC “Ferizaj”, Luan Alija. Nr ID 027944M65 . Në ndeshjen Ferizaj –Malisheva në min 42, është ndëshkuar me karton të kuq pasi ka ofenduar ekipin e gjyqtarëve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Drita“, Triumf Sylejmani nr fanelle 13 dhe ID 014324M08,Në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së kadetëve Ramiz Sadiku – Drita në min 22 ndëshkohet me karton të kuq direkt (sjellje jo sportive). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ”2 Korriku”, Endrit Gajtani nr fanelle 77 dhe nr ID 011911M10. Në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së kadetëve Kurda-2 Korriku në min 77 ndëshkohet me karton të kuq direkt (ndërhyrje e palejuar). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK, njofton Komisioni Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë Kryetar: Metë Çeku.