Drenica e Skenderajt ka ndal tre pikë të mëdha në kuadër të javës së 11-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupit A.
Drenica e kryetrajnerit prof. Bylbyl Sokolit ka fituar derbin me rezultat 2:0 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.
Ndeshje e mirë dhe pikët mbeten në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Golat i realizuan Shpresim Zogu e Kreshnik Uka.
Drenica kryeson me 25 pikë dhe ka tre më shumë se Vëllaznimi që mban vendin e dytë me 19 pikë.