Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, është në fazën finale të rikuperimit nga lëndimi i nyjës së këmbës.
Ai u lëndua para afro dy muajsh, ndërsa tani pritet shpejtë të kthehet në fushë.
Kështu ka deklaruar të premten trajneri Mikel Arteta.
Arteta ka thënë se Odegaardi nuk do të luajë kundër Neëcastlet në Premier League të shtunën, por nuk e ka mohuar mundësinë që ai të jetë pjesë e skuadrës për duelin e Ligës së Kampionëve të mërkurën ndaj Interit në udhëtim.
“Ai e ka arritur formën fizike që kërkohet në këtë nivel. Ai ka bërë punë të madhe gjatë kësaj periudhe dhe shpresoj të kthehet shpejtë”, ka deklaruar Arteta të premten.
Odegaard u lëndua më 9 shtator, sa ishte me Norvegjinë në Ligën e Kombeve.
Arteta ka thënë se edhe mbrojtësi Riccardo Calafiori, nuk do të luajë ndaj Newcastlet, por Gabrieli mund të përfshihet në skuadër nëse gjithçka shkon mirë me të të premten.