Xavi Hernandez e bindi Yamal të mos shkonte te PSG kur ishte 15 vjeç

Futboll

Xavi Hernandez e bindi Yamal të mos shkonte te PSG kur ishte 15 vjeç

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 16:11
Xavi e Yamal

Lamine Yamal është tashmë, në moshën 17-vjeçare, futbollisti i ri më i mirë në botë dhe i teti në terma absolutë. Kështu vendosën 100 gazetarët e jurisë së “France Football”. Në gala-në e Parisit, Rodri, fituesi i ri i “Topit të Artë”, i tha “vëllait” të tij Lamine se një ditë, së shpejti, ai do të jetë numri një. Nuk është për t’u habitur që anësori i Barçës është tashmë xhevahiri më i çmuar në planet.

Pa shkuar më tej, Joan Laporta tha në mars se i kishte thënë “jo” një oferte prej 200 milionë eurosh për yllin e ri. Në korrik, PSG mohoi të kishte bërë një ofertë prej 250 milionë euro. Sido që të jetë, tani lojtari është i mbrojtur, deri në vitin 2026, me klauzolën 1 miliard euroshe. Ai ka deklaruar se dëshiron të jetë legjendë e Barçës dhe ta kalojë gjithë karrierën aty.

Sidoqoftë, PSG e hodhi tashmë “rrjetën” për lojtarin e të rinjve të Barçës kur ai ishte 15 vjeç. Aty kishte rrezik që skuadra katalanase ta humbiste xhevahirin e rrallë. Përfaqësuesi i tij i atëhershëm, Iván de la Peña, mori një ofertë nga klubi francez. Ishte ofertë marramendëse për një djalosh kaq të ri, në prag të aftësisë për të qenë profesionist.

Te Barça kishte alarm, sepse lojtari që ishte perla e madhe e “La Masia”, të cilin Roura dhe Altimira e afruan kur ishte 6 vjeç, mund të largohej falas kur të mbushte 16 vjeç. Xavi Hernández, trajneri i atëhershëm, një njeri i klubit , mori “frenat” e situatës në dorë dhe foli me djalin. Nëse ëndrra e tij ishte të qëndronte te Barça, do t’ia jepte shansin e debutimit me ekipin e parë.

Në këmbim, Yamal duhej të rinovonte me Barçën. Më 29 prill 2023, në moshën 15 vjeç e 9 muaj, ai bëri debutimin në “Camp Nou”, kundër Betis. Pasi mbushi 16 vjeç nënshkroi kontratën e parë profesionale, më 2 tetor 2023. Të dy e mbajtën fjalën.

De la Peña gjithashtu bëri çdo përpjekje për të siguruar që lojtari i ri ta vazhdonte karrierën e tij me Barcelonën. Më pas mbërriti Jorge Mendes, i cili bindi” babanë dhe nënën e Yamal se ai duhej të ishte përfaqësuesi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat