Gjest fantastik i Amir Abrashit

Futboll

Gjest fantastik i Amir Abrashit

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 16:26
Pamje

Skuadra e Grasshopersit barazoi ditën e djeshme me rezultatin 1:1 ndaj Luganos në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Zvicrës. 

Amir Abrashi, kapiteni i klubit zviceran ishte i dënuar për këtë duel dhe nuk mundi të jepte kontributin e tij në fushë. 

Por, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë vendosi që këtë ndeshje ta shikonte së bashku me tifozët ultras. Abrashi u fotografua teksa qëndronte në krah të ultrasve të skuadrës së tij duke mbështetur shokët e skuadrës.  

Kujtojmë që 34-vjeçari ka kontratë me Grasshopersin deri në vitin 2025. Abrashi gëzon respekt absolut nga tifozët, duke u kthyer në një “benjamin” të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat