Skuadra e Grasshopersit barazoi ditën e djeshme me rezultatin 1:1 ndaj Luganos në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Zvicrës.
Amir Abrashi, kapiteni i klubit zviceran ishte i dënuar për këtë duel dhe nuk mundi të jepte kontributin e tij në fushë.
Por, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë vendosi që këtë ndeshje ta shikonte së bashku me tifozët ultras. Abrashi u fotografua teksa qëndronte në krah të ultrasve të skuadrës së tij duke mbështetur shokët e skuadrës.
Kujtojmë që 34-vjeçari ka kontratë me Grasshopersin deri në vitin 2025. Abrashi gëzon respekt absolut nga tifozët, duke u kthyer në një “benjamin” të tyre.