Sergio Ramos, e ardhmja në Argjentinë?

Futboll

Sergio Ramos, e ardhmja në Argjentinë?

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 16:31
Sergio Ramos

Sergio Ramos ka gjetur një ekip? Mbrojtësi 38-vjeçar spanjoll, i liruar nga Sevilla në verë, aktualisht është ende pa ekip, pavarësisht ofertave që ka marrë nga Arabia Saudite dhe më gjerë.

Por sipas asaj që u tha nga Relevo, ish-lojtari i Real Madridit dhe PSG-së ka nisur kontaktet me Juan Román Riquelme dhe Fernando Gago për të veshur fanellën e Boca Juniors.

Në javët e fundit Sergio Ramos ka pasur më shumë se një dialog me presidentin dhe trajnerin e ri të klubit argjentinas, sipas asaj që raportohet nga mediat, dhe Boca i ka ofruar një pagë vjetore prej 5 milionë eurosh, shumë larg 11 milionëve që fitoi te Sevilla. Megjithatë, te Xeneizes ka nevojë për përforcime në mbrojtje, por duke marrë parasysh numrin e të huajve në skuadër ka më shumë gjasa që ai të jetë në gjendje të nënshkruajë vitin e ardhshëm.

Gjatë një interviste për vëllezërit Kros, të cilët e kishin ftuar në podcastin “Einfach mal Luppen”, ish-trajneri i Liverpulit iu rikthye episodit që ndodhi në finalen e Champions League 2018 ku Ramos me një lëvizje të ashpër i theu krahun yllit egjiptian.

“A më duket Ramos një djalë i mirë? Nuk besoj se është një djalë i mirë, sigurisht nuk është mes lojtarëve të mi të preferuar. Këtë fakt mund të vërtetoni duke parë lojtarët që kam stërvitur. Tipa si Ramos i largoja menjëherë. Ajo që ndodhi me Salah nuk ishte rastësi”, tha Klop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat