Trajneri Claudio Ranieri mendon se Daniele De Rossi ishte njeri i duhur për Romën.
Ikona e ‘romakëve’ tashmë ka disa javë që është shkarkuar nga bankina e Romës.
Kroati Ivan Juric ishte emëruar pasues i De Rossit. Megjithatë, po mungojnë rezultatet pozitive dhe paraqitje e mira të kësaj skuadre këtë sezon të garave.
“De Rossi kishte nisur një projekt me Romën, më vjen keq për atë”, ka thënë Ranieri.
Ish-trajneri i disa skuadrave të njohura italiane, synon që shumë shpejtë të marr drejtimin e një skuadre.
“Dua të rikthehem të stërvis një skuadër”, ka pohuar Ranieri.