Dinamo Zagrebit i rikthehet fitoreve në Kampionatin e Kroacisë, pasi që sonte në fushë si mysafire festuan ndaj Shibenikut me rezultat 0:4 në ndeshjen e javës 12-të.
Mysafirët kaluan në epërsi 0:1 me golin e të riut Suçiç në minutën e 11-të. Në kohën shtesë në pjesën e parë, në skenë doli shqiptari Arijan Ademi, i cili nxori penallti për skuadrën e tij, të cilën Kulenoviç e shndërroi me sukses në gol.
Në pjesën e dytë Kulenoviç realizoi për 0:3 në minutën e 50-të, ndërsa 0:4 ishte vepër e Mbukut në minutën e 86-të. Ademi u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë. Te Shibeniku ishte titullar Leonard Zhuta.
DInamo zë vendin e dytë me 23 pikë e ka katër me pak se Hajduku (një ndeshje më pak) dhe Shibeniku renditet në pozitën e 7-të me 12 pikë.