Camaj i ri

Futboll

Camaj i ri

Nga: K. G. Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 00:05
Andrej Camaj

Me vetëm dy paraqitje në portë për ekipin e të rinjve të Deçiqit të Tuzit, 17-vjeçari Andrej Camaj, paralajmëron një të ardhme të madhe. 

Në internet nuk ka ende asnjë informacion për portierin Camaj, ndonëse portieri 17-vjeçar i skuadrës shqiptare Deçiqi i AdmiralBeta është ende i panjohur për njohësit më të mirë të lojës në Mal të Zi.

Ai është Andrej Camaj që ka bërë tashmë dy paraqitje në ekipin e parë të kampionit aktual të Malit të Zi, dhe në njërën prej tyre, në barazimin ndaj Otrant - Olimpic, ka mbajtur portën e pastër.

“Për shkak të një ndërthurjeje rrethanash, dëmtimeve të portierit të Kombëtares Igor Nikiq dhe Pavle Velimiroviq, trajneri Edis Mullalliq vendosi të më shtojë në ekipin e parë menjëherë pasi u emërua trajner.

Kam punuar 16 ditë me trajnerin e portierëve Vedad Dresheviq, dhe pas disfatës ndaj Bokelit, Danillo Radosheviq u lëndua lehtë, kështu që u bëra opsioni i parë dhe debutova në barazimin me Mornarin në Tivar”, ka treguar Camaj për mediumin malazez “Vijesti”.

 “Jam i lumtur që jam në ekipin e parë dhe shpresoj që do të kem mundësi të mësoj nga Nikiqi, i cili ka mbrojtur shkëlqyeshëm për kombëtaren, por edhe nga Velimiroviqi.

Mirëpo, për këtë është e rëndësishme që kam treguar potencialin tim dhe që jam gati të dëgjoj, të punoj dhe të përparoj“, – shpjegoi Camaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat