Dënimi i Tiranës, reagojnë ultrasit

Futboll

Dënimi i Tiranës, reagojnë ultrasit

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 00:18
Tifozët

Tirana do ti luajë të gjitha ndeshjet e këtij sezoni futbollistik pa tifozë.

Ky vendim është marrë nga FSHF-ja për shkak të incidenteve të krijuara nga tifozët bardheblu në klasiken me Vllazninë.

Ultrasit e Tiranës kanë reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke shkruar se nuk janë dakort me këtë dënim dhe se do të ndërmarrin hapa.

Postimi i plotë

Sot, me nje njoftim skandaloz “Fedegjenerata Serbe e Futbollit Shqiptar” mbyll dyert e stadiumit per te gjithe sezonin per shkak te nje kapsolle te hedhur ne fushe mbas provokimit te futbollisteve te vllaznise gjate festimit te golit te katert!

Po i njejti institucion qe njihet boterisht per korrupsionin e pangopur e shkaterrimin total te futbollit shqiptar denon sot ne menyre te turpshme dhe kolektive te gjithe tifozet bardhe e blu a thua se vjen kjo nga nje urrejte historike e gjenetike!

Komisioni Komunist i Padisiplinuar denon sot pa ju dridhur dora maksimalisht nje tifozeri e nje qytet ashtu sic as sistemi me i eger diktatiorial nuk ka guxuar ti denoje!

Absolutisht nuk pajtohemi me kete denim qesharak e tendecioz te prodhuar e votuar nga seksera qe vetem me futbollin nuk kane lidhje!

*Per hapat qe do te ndermeren do te kete njoftim ne vazhdim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat