Flamurtari është në formë shumë të mirë dhe këtë e vërtetoi fitorja brenda me Lushnjen në shifrat 2-1. Vlonjatët kërkojnë ngjitjen pas shumë vitesh në majat e futbollit shqiptar dhe për këtë kërkojnë të kenë në krahë sa më shumë mbështetës.
Ndeshja e radhëqs për Kategorinë e Parë zhvillohet me një ekip rival siç është Besa. Klubi i drejtuar nga Mirel Josa pretendon ngjitjen dhe ka investuar mjaft si rasti i skuadrës nga Vlora. Takimi më i rëndësishëm i javës në këtë kategori luhet të martën me destinacion qytetin e Rrogozhinës. Kujtojmë që Besa i luan ndeshjet në impiantin e Egnatias pasi stadiumi në Kavajë është nën rikonstruksion pas shumë vitesh braktisje.
Klubi bregdetar ka dal në njoftim zyrtar ku kërkon përkrahjen e tifogrupit “Flota Kuqezi” për këtë sfidë me kaq rendësi për fatet e sezonit. Të gjithë sportdashësit që dëshirojnë të bashkohen në transfertën kavajase do të duhet të mblidhen jashtë stadiumit “Flamurtari” qysh në 11:00, për t’u nisur në 11:30, pasi takimi starton në mesditë. Dashamirësit e kanë transportin falas dhe kjo është një indicie më shumë për të parë shkallët e “Arena Egnatia” plot e për plot.
Flamurtari nëse fiton përballjen direkte me Besën e çon diferencën në +6 pikë me vendin e dytë dhe fillon shkëputjen ndeterminante. Shumçka mund të vendoset në Rrogozhinë, e cila tashmë është kthyer në epiqendrën e futbollit shqiptar fal inkuadrimit pozitiv si të Besës e të vendasve të Egnatias në arenën shqiptare.
Ultrasit e Flamurtarit kanë mundësinë të përjetojnë emocionet e një ndeshjeje decizive dhe plot antagonziëm.