Brazili ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit nëntor.
”Selecao” gjatë këtij muaji do të zhvilloj dy ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, ndaj Venezueles me 14 nëntor dhe ndaj Uruguait me 20 tetor.
Ajo çfarë bie në sy nga lista e trajnerit Dorival Jr, është mungesa e Neymar.
Por ai ka dhënë një shpjegim se përse futbollisti i Al Hilal nuk është ftuar për këto dy ndeshje.
“Mund të konfirmoj se Neymar e vuri veten në dispozicion për të qenë këtu me të, por duke luajtur pak minuta që nga lëndimi ne respektojmë vendimin e klubit të tij. Ne do të jemi gati për rikthimin e tij në thirrjen e radhës ku ai do të jetë gati”, deklaroi Dorival Jr.