Rikthime të rëndësishme te Tirana

Futboll

Rikthime të rëndësishme te Tirana

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 11:44
Tirana

Tirana po përgatitet për duelin me Egnatian, sfidë që do të luhet ditën e nesërme në transfertë në orën 14:00.

Bardheblutë pas humbjes me Vllazninë në Klasike, ndaj kampionëve synojnë të rikthehen te fitorja në kampionat e cila iu mungon prej disa javësh.

Lajm i mirë për Bledi Shkëmbin është se ditën e nesërme rikthehet nga pezullimi titullari i kryeqytetasve.

Bëhet fjalë për Qëndrim Ismajlin, i cili ka shlyer pezullimin në Klasike dhe tashmë do të rimarrë vendin e tij në formacion.

Ndërkohë pas më shumë se 3 muajsh më në fund do të jetë gati edhe Florian Përgjoni. Mbrojtësi me shumë gjasa ndaj kampionëve do të jetë në stol, ku trajneri Bled Shkëmbi në bazë të sfidës do të vendosë nëse do t’i japë minuta apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat