Kombëtarja italiane po vuan për një sulmues të mirëfilltë dhe për ti dhënë fund këtij problemi portali i gazetarit të njohur të “SKY Italia”, Gianluca Dimarzio, shikon si zgjidhje Cristian Shpendin.
“Shpendi në Kombëtare? Asnjë italian nuk shënon sa ai”, artikulli me këtë titull është publikuar pak orë më parë dhe hedh idenë e një grumbullimi të sulmuesi të Çezenës si fillim nga Italia e moshave deri në 21 vjeç.
Nga ana e tij Shpendi ka disa “ase” nën mëngë. Në shkrim thuhet se italiani me origjinë shqiptare, i cili është ka dy shtetësi pasi ka lindur në Ankona, do të evitonte burokraci të ndryshme për tu grumbulluar nga “të kaltrit”.
Një tjetër pikë e fortë e tij e përmendur në artikull është edhe ajo që ka të bëjë ekskluzivisht me atë çfarë oforon në fushë. Rendimenti i Çezenës vitin që kaloi do të mbetet në historinë e klubit pasi falë golave të Shpendit skuadra arriti rekord golash të shënuar dhe rekord pikësh të grumbulluara në Lega Pro. Vitin e kaluar shqiptari shënoi 22 gola në kampionat, “Coppa Italia Serie C” dhe “Supercoppa Italiana Serie C”.
Ndërsa këtë sezon në Serie B dhe “Coppa Italia” ai ka shënuar plot 8 gola duke dërguar numrin e golave të shënuar në 30. Shifër kjo që nuk është prekur nga asnjë lojtar tjetër italian duke nisur nga gushti i vitit të kaluar.