Bayer Leverkuseni është ndalur në një barazim 0:0 nga Shtutgarti mbrëmë.
Kampionët në fuqi të Bundesligës kanë mbetur të zhgënjyer nga ky rezultat.
Granit Xhaka ka thënë pas kësaj sfide se kjo ishte loja më e mirë e zhvilluar nga Leverkuseni për këtë sezon.
“Jemi të zhgënjyer.
Ka qenë ndeshja jonë më e mirë e sezonit.
Si me top, si pa top, kemi qenë mirë.
Kemi krijuar shumë raste dhe djemtë kanë punuar fort. Në fund na vjen shumë keq”, ka deklaruar Granit Xhaka.