Dy emra shfaqen tani në skenë si pasardhës të mundshëm të Alonsos

Futboll

Dy emra shfaqen tani në skenë si pasardhës të mundshëm të Alonsos

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 12:19
Xabi Alonso

Gjithnjë e më shumë po shtohen lajmet për një largim të mundshëm të Xabi Alonsos në fund të sezonit.I vlerësuar shumë falë punës së tij të mirë me Bajer Leverkusen, trajneri spanjoll pëlqehet shumë nga Real Madridi dhe Mançester Sitit në rast të lamtumirës së Karlo Ançelotit dhe Pep Guardiolës përkatësisht.

Portali Fichajes shkruan se këto janë dy rrugët kryesore për të ardhmen e tij.

Ndërkohë, “Aspirinat” kanë aktivizuar “operacionin zëvendësues”.

Dy emra shfaqen tani në skenë si pasardhës të mundshëm të Alonsos përpara sezonit 2025-2026. Konkretisht, bëhet fjalë për Sandro Vagner , aktualisht ndihmës trajner i kombëtares gjermane dhe Sebastian Hënes, i cili sot drejton Shtutgartin dhe ka një klauzolë nga shtatë deri në tetë milionë euro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat