Ferizaj është skuadra më në formë në Superligë, pasi në katër ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje.
‘Ujqit’ kanë marrë 10 pikë, duke triumfuar në tre ndeshje dhe duke barazuar në të fundit ndaj Malishevës.
Futbollistët ferizajas kishin premio për fitore ndaj Malishevës, por nuk arritën më shumë se një barazim edhe pse ishin me 10 futbollistë në fushë, pasi padrejtësisht kapiteni Edon Sadriu u përjashtuar.
Gjithsesi presidenti Lulzim Abazi dhe drejtori sportiv Genc Hyseni kanë vendosur t’i japin premio futbollistëve të tyre për barazimin ndaj Malishevës.