Wesley Sneijder duket se nuk e ka pranuar kurrë që nuk e fitoi “Topin e Artë” më 2010, viti i tripletës historike me Interin dhe finales së Kupës së Botës, të humbur ndaj Spanjës.
Ish-futbollisti holandez ka komentuar zgjedhjen për t’ia dhënë trofeun prestigjioz individual Rodrit, edhe pse për shumë anonte në favor të Vinicius Junior.
“Njerëzit më thonë: Wesley, të grabitën atë vit. Imagjinoni sikur ta kisha fituar ‘Topin e Artë’ dhe njerëzit të thoshin: Ai ia mori dikujt, – shpjegoi Sneijder në periferi të një eventi sportiv.
– Çmimet individuale janë të mira, por sukseset me skuadrën, si ngritja e trofeut të Ligës së Kampionëve, ishin më të vlefshëm për mua sesa marrja e ‘Topit të Artë’. Në vitin 2010 ma grabitën mua këtë çmim, jam i kënaqur që flitet edhe sot për këtë lloj padrejtësie”.