Tetova: Tirana ekip me traditë, kemi mungesa

Futboll

Tetova: Tirana ekip me traditë, kemi mungesa

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 13:48
Edlir Tetova

Egnatia do të presë ditën e nesërme skuadrën e Tiranës për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 12-të. takim ky që do të luhet në orën 14:00 dhe që është shumë e rëndësishme për kampionët, të cilët synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

Lajm i mirë për Edlir tetovës është rikthimi i kapitenëve. Albano Aleksi dhe Renato Malota do të rimarrin vendin e tyre në formacion. Ndërkohë mungon Xhemajli me Jahaja. Sa i takon duelit me Tiranën, bardheblutë janë ekip me traditë dhe që Tetova i reskepton në maksimium.

“Kemi vlerësim maksimal për Tiranën kjo për faktin se vijmë nga një sërë rezultatesh jo të mira, nesër me rikthimin e Malotës dhe Aleksit jemi të plotë, në gjendje të mirë. Kemi pasur dy ndeshje përpara dhe ekipi ka pasur lodhje fizike sidomos në ndeshjen me Laçin, por nesër do të jenë më mirë.

Me Dinamon dhe Teutën kemi luajtur nga 45 minuta me një lojtar më pak, sigurisht ekipi ka bërë mirë kjo duhet parë nga ana e mirë e punës, barazimi hyn tek një nga rezultatet e mira. Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të rikthehemi më të fortë nesër.

Kohazioni është një pjesë, por nga java në javë nuk e kemi pasur grupin e plotë, por duhet parë edhe pjesa e kundërshtarëve. Vijmë nga ndeshja e Laçit e cila ka pasur efektet e veta në skuadër, gjithsecili nga ne ka përgjegjësinë për të bërë më mirë nesër. Nuk mund të bëjmë krahasime me skuadrën e vjetshme, do të presim, ka mungesa. Ekipi ka pasur luhatje, siç ka bërë mirë ka pasur edhe lojërat e dobëta.

Nuk mendoj se çalon mbrojtja dhe sulmi, por duhet të kemi fokus përpara portës, besimi i tepërt do ta çojë golin përpara. Nuk ka asgjë për të nënvlerësuar Tiranën e cila është një ekip me shumë traditë dhe emër. Rikthehet Malota me Aleksin, mungon Xhemajli me Jahaja, do të kemi lëvizje po pritet të shohim sot në stërvitje”, ka përfunduar timonieri i kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat