Liverpooli shënjestron dy sulmues për ta zëvendësuar Salahun

Futboll

Liverpooli shënjestron dy sulmues për ta zëvendësuar Salahun

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 14:26
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës në “Anfield” dhe Liverpooli ka shënjestruar dy sulmues që mund ta zëvendësojnë atë.

Sipas “Sky Sports”, Liverpooli ka rënë në përfundim se dy sulmues të Premier League, Bryan Mbeumo i Brentfordit dhe Anthony Semenyo i Bournemouth, mund të jenë pasardhësit e Mohamed Salahut.

Mbeumo ka impresionuar këtë sezon, me tetë gola të shënuar në nëntë ndeshje në elitën e futbollit anglez këtë sezon.

Semenyo po ashtu është një opsion i mundshëm, pasi drejtori sportiv i ri i Liverpoolit, Richard Hughes e njeh mirë atë, pasi ishte vetë ai që e solli nga Bristol City në Bournemouth më 2023.

Zëvendësimi i Salahut është një proces goxha i vështirë për Liverpoolit, pasi egjiptiani ka qenë një faktor kyç për suksesin e skuadrës, që nga transferimi i tij prej Romës më 2017.

Sulmuesi i Eintracht Frankurt, Omar Marmoush po ashtu ka qenë i lidhur me një kalim në “Anfield”, së bashku me yllin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Salah është njëri nga tre lojtarët kyç që është në vitin e tij të fundit të kontratës me “The Reds”, pas Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold.

“Mbreti egjiptian” ka vazhduar shkëlqimin e tij me Liverpool këtë edicion edhe pse e ardhmja e tij ende nuk është e qartë.

Sulmuesi ka gjashtë gola dhe pesë asistime në nëntë ndeshje të Premier League këtë edicion të garave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat