Shkëmbi: Nuk është e drejtë, Tirana ka shpresa tek Apeli

Futboll

Shkëmbi: Nuk është e drejtë, Tirana ka shpresa tek Apeli

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 15:43
Trajneri Bledi Shkëmbi

Trajneri Bledi Shkëmbi ka folur në prag të ndeshjes që Tirana do të luajë kundër Egnatias. Ky takim zhvillohet nesër prej orës 14:00 në Rrogozhinë.

Shkëmbi e nisi duke folur për dënimin e Disiplinës, që ka përjashtuar tifozët e Tiranës nga stadiumet për pjesën e mbetur të këtij sezoni, për shkak të incidenteve në Klasiken me Vllazninë.

“Nuk e prisnim, është diçka që patjetër ne si skuadër por dhe klubi mendoj që do e vuajë. Mendoj se nuk është e drejtë. Patjetër që për ato tifozë që e bënë duhet të dënohen, por që të dënohen një klub apo gjithë tifozëria për dy apo tre persona nuk mendoj se është e drejtë.

Kemi shpresë te Apeli që ndoshta do të ketë një reflektim. Unë dhe klubi jam i bindur që jemi kundër për atë që ndodhi, por të mbajnë përgjegjësi ato individë që e bënë, jo pjesa e shëndoshë e tifozërisë.

Skuadra duhet ta ketë tifozërinë, futbolli luhet për tifozët. Ne ndjejmë përgjegjësinë se mendoj nuk kemi bërë maksimumin për t’i kënaqur, klubin dhe tifozët, do dëshironim t’i kishim në çdo ndeshje për të qenë afër nesh. Për të bërë mirë, futbolli dhe ndeshjet janë të bukura vetëm nëse ka tifozë.

Çdo javë në futboll fitorja është detyrim. Pësuam humbje me Vllazninë që duhet ta kalojmë shpejt, për fat të mirë kjo ndeshje vjen pas 3 ditësh ku ne duhet të reagojmë, si në pjesën e dytë me Vllazninë, ashtu duhet të luajmë me Egnatian. Ndeshje e vështirë, por jam i bindur që do bëjmë mirë dhe do shkojmë për ta fituar dëmtimin.

Kemi mungesë të rëndësishme si Prengaj, rikthehet Ismajli, kemi dhe një stërvitje dhe do shohim deri në fund.

Vuan skuadra psikologjikisht për rezultatet, të gjithë është normale, dhe duhet ta vuajmë. Kjo situatë kalohet duke e fituar ndeshjen që vjen pas. Gjithmonë këto situata kalohen duke u stërvitur duke u rikthyer të fitosh ndeshjen pasardhëse se pastaj kjo situatë që thoni ju pastaj sa vjen e shtohet dhe bëhet më e vështirë akoma”, u shpreh Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat