Skuadra shqiptare nga Ulqini, Otrant – Olympic, ka pësuar humbje të rëndë si vendas me rezultat 3:0 nga lideri i Kampionatit të Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica.
Skuadra nga Ulqini zhytet gjithnjë e më shumë në krizë.
Golat i realizuan Ivan Bojoviq (7’), Andrija Bullatoviq (80’), Andrej Kostiq (90+7‘).
Buduçnosti kryeson me 32 pikë, pasojnë Petrovac me 27 dhe Otrant - Olympic është në vend të 9-të me 13 sosh.