Janë mbyllur pjesët e dyta të 6 sfidave të Grupit A në Kategorinë e Dytë.
Gjatë 90 e ca minutave janë shënuar 12 gola.
Tërbuni ka mundur bindshëm skuadrën nga Kuçova me 2 gola diferencë. Në takimin tjetër zhvilluar në veri, Veleçikasit nuk kanë mundur dot të zbatojnë detyrat e shtëpisë ndaj një Besëlidhjeje të mbajtur fortë. Sopoti u tregua i fortë dhe ia ktheu Adriatikut epërsinë në Vorë, fusha pritëse e adriatikasve të cilët në çdo takim shënojnë e pësojnë shumë.
Po ashtu as Iliria e Fushë-Krujës nuk ka arritut dot të marrë 3 pikët ndaj të ardhurve nga Kategoria e Parë të Luzit. Klubi i Ilirisë i bëri thirrje tifozëve para ca ditësh t'a mbështesnin në këtë sfidë ndaj një kundërshtari cilësor, por në fund nga 1 gol për çdo ekip ishte i mjaftueshëm në 1 takim plot me minuta shtesë si asnjëherë më parë.
Gramshi mori fitore ashtu si pukjanët me 2 gola në krye në fillim po që u ngushtua në fund, ndaj një Murlani të pafuqishëm pë të reaguar më shumë. Basania tregoi se është me meritë në këtë kategori dhe fal talenteve shkodranë mundi Albanët që nuk po bëjnë aspak mirë.
Ndeshjet:
ADRIATIKU - SOPOTI 1:2
TËRBUNI – NAFTËTARI 2: 0
VELEÇIKU – BESËLIDHJA 0:0
MURLANI – GRAMSHI 1:2
ILIRIA – LUZI 1:1
BASANIA - ALBANËT 3 :2