Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, është paraqitur titullar pë Leccen.
Skuadra e Bologna-s si vendas ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Lecces duke e fundosur edhe më shumë në krizë. Ramadani është zëvendësuar në minutën e 87-të.
Autor i golit është futbollisti Orsolini (85’).
Pas javës së 10-të në Serie A Bologna zë vendin e tetë me 15 pikë e Lecce është në vend të 19-të me 8 pikë.