Deçiqi - i specializuar për barazime

Futboll

Deçiqi - i specializuar për barazime

Nga: K.G. Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 17:11
Deçiqi

Kampioni në fuqi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, duket se është specializuar për barazime, duke shënuar barazimin e 8-të nga 15 ndeshje.

Deçiqi ndahet baras (1:1) në udhëtim me Jezeron.

Për Deçiqin realizoi Mashoviq (47’) dhe për vendasit Pavliçeviq (68').   

Pas javës së 15-të në elitën e futbollit malazez, Buduçnosti kryeson me 32 pikë, pasojnë Petrovac me 27 dhe Deçiqi është në vend të 4-të me 20 e Jezero në fund me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat