Kampioni në fuqi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, duket se është specializuar për barazime, duke shënuar barazimin e 8-të nga 15 ndeshje.
Deçiqi ndahet baras (1:1) në udhëtim me Jezeron.
Për Deçiqin realizoi Mashoviq (47’) dhe për vendasit Pavliçeviq (68').
Pas javës së 15-të në elitën e futbollit malazez, Buduçnosti kryeson me 32 pikë, pasojnë Petrovac me 27 dhe Deçiqi është në vend të 4-të me 20 e Jezero në fund me 12 sosh.