Augsburgu ka barazuar në udhëtim, me rezultat 1:1 me Wolfsburgun.
Tietz (34') shënoi për Augsburgun dhe Amoura (82') për vendasit.
Reprezentuesi i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, u paraqit titullar për Augburgun.
Rexhbeçaj është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 77-të dhe pas një minute u zëvendësua.
Pas javës së nëntë në Bundesliga I, Wolfsburg zë vendin e 13-të me 9 pikë e ka dy më pak se Augsburg që renditet në të dhjetin.