Liverpooli ka shënuar fitore me përmbysje, me rezultat 2:1 ndaj Brightonit.
Mysafirët të paktën merituan një pikë në bazë të lojës.
Brighton ka udhëhequr me golin e futbollistit Kadioglu në minutën e 14-të.
Në pjesën e dytë brenda tre minutave Liverpooli përmbysi gjithçka falë golave të Gakpos në minutën e 69-të dhe Salahut (realizoi nga 15 metra) në atë të 72-tën.
Shqiptari Brajan Gruda futet në minutën e 76-të në radhët e Brightonit dhe ka luajtur mjaft mirë.
Liverpooli kryeson me 25 pikë e ka dy më shumë se Manchester City dhe gjashtë se Nottinhgam në vend të tretë pas javës së 10-të në Premier League.
Brighton renditet në pozitën e shtatë me 16 pikë.