Kosova e Dusseldorfit nuk njeh rivalë në Landesliga!
Skuadra kuqezi me president Bujar Neziri ka shënuar fitoren me të thellë në edicionin e vjeshtor, duke e deklasuar me rezultat 7:0 SSV Bergisch Born.
Pas javës së 13-të Kosova kryesojnë me 30 pikë të mbledhura apo kanë 9 fitore, 3 barazime e 1 humbje, me goldallim 39:12.
“Klubi ynë ka arritur një fitore spektakolare me rezultatin 7:0 ndaj SSV Bergisch Born.
Golat për ekipin tonë u shënuan nga Arton Tolaj (9’, 67’), Shkelqim Hyseni (28’), Bujar Idrizi (62’), Qlirim Kashtanjeva (63’) dhe
Naser Ilazi (86’). Kjo fitore e thellë tregon formën e shkëlqyer të skuadrës dhe përkushtimin për sukses në kampionat.
Një falënderim i veçantë shkon për tifozët tanë të mrekullueshëm që ishin në mbështetje të skuadrës.
Prania dhe energjia juaj në stadium ishin një motivim shtesë për lojtarët tanë që dhanë maksimumin në fushë.
Së bashku, jemi më të fortë! Ju faleminderit që jeni gjithmonë pranë nesh. Forca Kosova Düsseldorf”, ka njoftuar FC Kosova.