PSG rrit epërsinë ndaj Monakos, mposht Lens

Futboll

PSG rrit epërsinë ndaj Monakos, mposht Lens

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 19:47
PSG

Goli i Dembele ka mjaftuar që Luis Enrique të fitojë 1-0 dhe të kalojë në +6 ndaj Monakos!

Luis Enrique i jep pushim Gigio Donnarumma-s në javën e 10-të të Ligue 1, duke futur në fushë Safonov, por PSG nuk gabon. Liderët e kampionatit francez nuk e humbën mundësinë për të zgjatur epërsinë ndaj Monakos, të mundur dje nga Angers, dhe mposhtën Lens 1-0.

Goli i Ousmane Dembelé (4') ishte i mjaftueshëm për të mposhtur kundërshtarin e radhës, me dhjetë lojtarë në minutën e 59-të (Khusanov i përjashtuar).

Paris Saint-Germain ngrihet kështu në 26 pikë, +6 ndaj Monakos. Lens ndaloi në 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat