Sulmuesi kuqezi zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë, ndërsa skuadra e tij u mund 1:3 nga Kasimpasa!
Ernest Muçi, situata e të cilit po diskutohet te Beshiktash këtë sezon, ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, pikërisht përballë skuadrës së Kasimpasa, takim i vlefshëm për javën e 11-të të Superligës turke.
Ishte minuta e fundit e pjesës së parë, moment në të cilin sulmuesi kuqezi bëri të mundur të shpërthejë festa . Për Muçin ky është goli i tretë në këtë sezon.
Muçi u zëvendësua në minutën e 68-të nga Can Keleş, ndërsa skuadra e tij lejoi kundërshtarin të shënoi tri herë.
Pas golit të barazimit të shënuar nga Winck në minutën e 54-ët, Kara 70’ dhe Fall 88’ firmosën suksesin e Kasimpasa.