Marku asiston dhe Bitri shënon për të festuar më pas me shqiponjë

Futboll

Marku asiston dhe Bitri shënon për të festuar më pas me shqiponjë

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 20:04
Eneo Bitri

Eneo Bitri ka tundur rrjetën në Hungari dhe është pikërisht Albion Marku ai që i ka asistuar.  

Një gol “Made in Partizani” te Gior, pasi kujtojmë se dyshja e mbrojtjes ka veshur fanellën e “demave” në Superiore.

Marku bëri gjithçka mirë duke krosuar në zonë, kur luhej minuta e 38-të, ndërsa Bitri nuk mund të gabonte me kokë.

Një gol që dhe zhbllokoi sfidën e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit në Hungari.

Bitri dhe Marku zgjodhën të festojnë duke bërë shqiponjën me duar. Muaji tetor ndërkohë shkoi mjaft mirë për Bitrin, i cilësuar dhe si lojtari i muajit nga Gior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat