Sulmuesi me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën, ka kontribuar me dy gola në fitoren e Standard Liezh ndaj St.Truidense në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit belg.
Zeqiri në këtë ndeshje ishte vendimtar duke treguar një paraqitje spektakolare, me të dy golat e shënuar në pjesën e parë.
Fillimisht ai realizoi në minutën e 33-të për rezultatin 1-0 pas asistimit të Aiden O’Neill teksa golin e dytë e gjeti në minutën e 45-të pasi u tregua i saktë nga penalltia për 2-0.
Me këta dy gola të realizuar, Zeqiri shkon në kuotën e katër golave këtë sezon pas nëntë ndeshjeve të luajtura, teksa ka edhe një asistim.