Një duel i rëndësishëm për kreun e tabelës e ndoshta në fund edhe në garën për garën e titullit, teksa Rabotniçki dhe Shkëndija përballen në derbin e fazës së deritashme të sezonit.
"Rabotniçki kryeson kampionatin me 24 pikë, një më shumë se Shkëndija.
Ekipi vendas ka mbajtur një ecuri të fortë prej 6 fitoreve dhe 6 barazimeve, duke qenë i vetmi ekip i pamposhtur deri tani.
Në takimin e parë të këtij sezoni në Tetovë, dy ekipet barazuan 1:1. Në duelin e nesërm Shkëndija vjen pas fitores së mesjavës 2:1 ndaj Besës, e cila e afroi në një pikë diferencën me Rabotniçkin, që barazoi 1:1 ndaj Sileksit në Kratovë
Skuadra
Trajneri Jeton Beqiri përballet me disa mungesa të rëndësishme. Sulmuesit Besart Ibraimi dhe Fiton Ademi u dëmtuan të mërkurën përballë Besës (të dy pësuan zgjatje të kofshës) dhe mbeten jashta kombinimit për këtë ndeshje.
E njejta situatë edhe me Valon Ahmedin që vazhdon të ndjejë dhimbje në kyçin e këmbës së majtë dhe akoma nuk është i gatshëm për lojë. Daouda Bamba është jashtë për shkak dëmtimi më serioz tashmë një periudhë më të gjatë.
Lajm i mirë është kthimi i Vane Kërstevskit i cili është stërvitur me ngarkesa maksimale dhe do është i gatshëm për lojë.
TNdeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel (YouTube) nga ora 13:00", ka njoftuar FC Shkëndija.