Shkëndija e Tetovës jështë mysafirë e Rabotniçkit, Shala do fitore

Futboll

Shkëndija e Tetovës jështë mysafirë e Rabotniçkit, Shala do fitore

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 22:11
Adenis Shala

Shkëndija e Tetovës jështë mysafirë e Rabotniçkit në xhiron e 12-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Derbi i kreut në Shkup përplas dy skuadrat e para në renditje, me romantikët që momentalisht mbajnë vendin  e parë me një pikë (24) më shumë se Shkëndija.

Sulmuesi anësor Adenis Shala ka folur për mediat para ndeshjes së nesërme, duke potencuar përcaktimin e Shkëndijës për sukses maksimal në këtë sfidë.

Rabotniçki-Shkëndija zhvillohet të dielën në stadiumin e “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 13:00. 

Rabotniçki…

Adenis Shala: “Kjo s’do të jetë ndeshje aspak e lehtë për ne, këtë krejt e dimë. E kemi analizuar Rabotniçkin, ashtu si analizojmë çdo rival tjetër. E dimë se Rabotniçki ka skuadër të mirë. Ne i respektojmë maksimalisht dhe jo rastësisht gjenden në vendin e parë. Mirëpo ne më shumë respektojmë veten tonë dhe presim që nga ky takim të dalim me fitore.”

Ftorja ndaj Besës pikë kthese…

Adenis Shala: “Duke pasur parasysh tre ndeshje të njëpasnjëshme ku ne barazonim nuk ishte aspak e lehtë për ne, sepse mendoj se kemi merituar më shumë. Me Besën luftuam deri në fund dhe mendoj se me plotë meritë morëm fitoren.”

Nesër duel për vendin e parë…

Adenis Shala: “Ky fakt për ne nuk duhet të jetë aspak presion. Do të përballen dy ekipet që deri tani mendoj se janë më të mirat në kampionat. Këtë e them duke u bazuar në lojën që kemi bë deri tani si ne, ashtu edhe Rabotniçki. Si që e thash edhe më herët ne nuk duhet të kemi aspak presion, duhet vetëm të mendojmë pozitivisht dhe shpresoj që nga ky takim të dalim me fitore.”

Mungon goli i Shalës…

Adenis Shala: “Është fakt se më mungon goli dhe për këtë pjesë jam i vetëdijshëm. Për këtë çdo dit punoj fortë për tu kthyer në formë dhe me gola e asiste të ndihmoj ekipin. Por më e rëndësishme është që ekipi të shkojë përpara dhe në fund gjithë së bashku të kemi sukses”.

Ndaj Rabotniçkit shënon apo asiston…

Adenis Shala: “Me kysmet. Gol ose asist. Pse jo të dyja bashkë me ndihmën e Zotit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat