Shkëndija nga Haraçina, të dielën (ora 14:00), do të zhvillojë ndeshjen kundër Besës nga fshati Sllupçan, që i takon javës së 9-të në Ligën e Tretë-Perëndim në Maqedoni.
Ndeshja në fjalë luhet në stadiumin Hasanbeg Arena në Hasanbeg. Xhavut Bushi e ka komentuar ndeshjen në fjalë. Për faqen e klubit ai ka thënë se presin ndeshje të vështirë, por pikët do të ngelin në Hasanbeg.
“Jemi të përgatitur dhe të motivuar për ndeshjen kundër Besës së Sllupçanit.
E dimë që do të jetë një sfidë e vështirë, por kemi punuar fortë gjatë javës dhe do të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv dhe pikët do të qëndrojnë në Hasanbeg. Shpresojmë që loja jonë të kënaqë tifozët dhe të tregojmë frymën e ekipit tonë në fushë”, tha Xhavit Bushi.
Shkëndija është e para në tabelë me 22 pikë, Besa e treta me 18 pikë.