Arteta i hidhëruar

Futboll

Arteta i hidhëruar

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 11:59
Mikel Arteta

Mikel Arteta sigurisht që nuk mund të jetë i kënaqur me ecurine e Arsenalit dhe mbi të gjitha katër ditë para udhëtimit në San Siro kundër Interit në Champions League.

Përpara mikrofonëve të Premier League Productions, trajneri spanjoll i Topçinjve ka pranuar: “Ne e meritonim humbjen ndaj Newcastle.

Mendova se e nisëm shumë mirë dhe ishim vërtet dominues.

Nuk e mbrojtëm mirë zonën. Urime për ta. Ata shënuan një gol të bukur me një pasim të bukur”, filloi Arteta.

Vazhdon: “Pastaj loja ndryshon dhe ju filloni të luani një lojë tjetër.

Duhet të përshtateni dhe ne nuk e bëmë aq mirë. Jam shumë i frustruar. Ne u tërhoqëm zvarrë në një lojë që ata vazhdimisht e kërkojnë dhe nuk mundem të luajmë ashtu siç donim. Ne patëm dy mundësi të shkëlqyera: Mikel pati një të rëndësishme, Declan pati një tjetër.

Për reagimin ndaj humbjes: “Ne mund të themi çfarë të duam. Kemi vështirësi në gjetjen e fjalëve.

Duhet ta dëshmojmë në fushë të mërkurën në mbrëmje (kundër Interit). Duhet të jesh në maksimumin. çdo herë për t’i dhënë vetes një shans për të fituar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat