Ndeshja mes Fluminenses dhe Gremios do të mbahet mend gjatë për episodin që ndodhi në sytë e të pranishmëve në “Maracana” të Rio de Zhaneiros.
Trajneri i Fluminense, Menezes, iu afrua mbrojtësit për ti dhënë disa direktiva përpara se ta aktivizonte, por Marselo refuzoi duke bërë me gjest se nuk kishte nevojë për atë çfarë po i tregonte tekniku.
Kaq mjaftoi për të tërbuar trajnerin, i cili e tërhoqi vendimin për ta aktivizuar duke e ulur përsëri në stol.
“Unë isha duke e aktivizuar, por në atë moment dëgjova diçka që nuk duhej ta dëgjoja kështu ndërrova mendje”, tha Menezes gjatë konferencës për shtyp të ndeshjes, e cila përfundoi në shifrat 2-2.
Marcelos i mbyllet kontrata nga ana e skuadrës që e promovoi në nivele të larta dy muaj përparta përfundimit të akordit. Nëpërmjet një komunikate për mediet Fluminense ka bërë me dije se 36-vjeçari është një lojtar i lirë.