Prishtina - Ferizaj, formacionet zyrtare

Futboll

Prishtina - Ferizaj, formacionet zyrtare

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 12:27
Stadiumi "Fadil Vokrri"

Prishtina pret Ferizajn në kuadër të xhiros së 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Kryeqytetasit vijnë në këtë takim pas dy humbjeve radhazi dhe fitorja mbetet i vetmi opsion që të mbesin në luftë për kreun.

Në anën tjetër, Ferizaj është kthyer në formë të shkëlqyer, duke marr tri fitore dhe një barazim në katër përballjet e fundit.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në Ferizaj, kishte fituar Prishtina me rezultat 3-1.

Jean Michel Cavalli dhe Arsim Abazi kanë publikuar startuese për këtë takim.

Prishtina: Nika, Islami, Llugiqi, Krasniqi, Gallapeni, Ajdini, Bytyqi, Raqi, Boueye, Ngatta, Akinbule 

Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Avdulli, Imamovic, Topalaj, Kurtaj, Shabani,  Abdul, Jusufi, Haxhimusa, Ramusa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat