Rrahmani kundërpërgjigjet me këtë foto atyre që shfaqën hartën kundër Kosovës në Çeki

Futboll

Rrahmani kundërpërgjigjet me këtë foto atyre që shfaqën hartën kundër Kosovës në Çeki

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 12:34
Harta kuq e zi

Tifozët e Spartës së Pragës kanë bërë një skandal të madh.

Ata treguan mbështetjen e tyre për futbollistin serb, Velko Birmançeviç përmes një baneri.

Megjithatë, harta e Kosovës me flamurin serb ishte pranishme në mesin e tifozëve ultras me mbishkrimin: S’ka dorëzim.

Image

Kjo është kundërpërgjigja e Rrahmanit

Kujtojmë se në ekipin e Sparta Pragës luajnë dy futbollistë nga Kosova: Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi si dhe dy futbollistët nga Shqipëria: Qazim Laci dhe Indrit Tuci.

E i pari prej tyre ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Ai publikoi banerin e tifozëve “dardanët” në duelin ndaj Qipros ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin: Endrra e gjithkujt, realiteti ynë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat