Tifozët e Spartës së Pragës kanë bërë një skandal të madh.
Ata treguan mbështetjen e tyre për futbollistin serb, Velko Birmançeviç përmes një baneri.
Megjithatë, harta e Kosovës me flamurin serb ishte pranishme në mesin e tifozëve ultras me mbishkrimin: S’ka dorëzim.
Kjo është kundërpërgjigja e Rrahmanit
Kujtojmë se në ekipin e Sparta Pragës luajnë dy futbollistë nga Kosova: Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi si dhe dy futbollistët nga Shqipëria: Qazim Laci dhe Indrit Tuci.
E i pari prej tyre ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Ai publikoi banerin e tifozëve “dardanët” në duelin ndaj Qipros ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin: Endrra e gjithkujt, realiteti ynë!