Rafinja zbulon arsyen

Futboll

Rafinja zbulon arsyen

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 13:50
Rafinja

Rafinja është nga pikat kyçe të Barcelonës në këtë sezon.

Të gjithë po vërejnë një shndërrim rrënjësor të brazilianit nën drejtimin e Hansi Flikut, duke shkaktuar edhe habi në opinionin sportiv.

Vetë lojtari ka treguar arsyet e diferencës së madhe që vihet re në lojën e tij nga sezoni i shkuar në atë të tanishmin.

Në një intervistë për “El Pais”-in, Rafinja ka thënë se në kohën e Çavit, pavarësisht nëse luante mirë apo jo, e dinte më së miri se do të zëvendësohej në minutën e 60.

“Nuk është një kritikë për të, por me Çavin, unë e dija që do ta dilja në minutën e 60. U përpoqa të bëja gjithçka në ato 60 minuta, por asgjë nuk funksionoi. Edhe herë të tjera, kur gjërat shkuan mirë, unë gjithsesi zëvendësohesha”, ka thënë Rafinja..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat