Kur Bajerni luan në “Alianc Arenë”, tifozët shijojnë thjesht futboll, por edhe kalojnë dy orë të lumtura pushimi aktiv me familjet.
Gjithsesi, nuk ndodhi pikërisht kështu në sfidën e Bundesligës që bavarezët e patën në shtëpi ndaj Unionit të Berlinit.
Edhe pse rekordmenët e titujve ia dolën 3-0 në fushën e lojës dhe u shkëputën të vetëm në krye të renditjes së kampionatit, tifozët nuk ishin plotësisht të lumtur.
Siç njofton e përditshmja “Bild”, në “Alianc” pati një defekt serioz.
Fjala është për një problem të madh teknologjik, sepse në stadium nuk punoi sistemi I pagesës elektronike, dhe njerëzit nuk mund të paguanin për ushqimin që porosisnin.
Shumë prej tyre u ankuan në rrjetet sociale.
Vetë klubi bavarez u detyrua të kërkonte falje, dhe të jepte disa sqarime.
Sipas komunikatës zyrtare në rrjetet sociale, Bajern njoftoi se aq faqja zyrtare dhe as aplikacioni nuk punuan, ashtu si edhe radioja e klubit.
Ndodh edhe kjo në një impiant futbolli ultramodern si ai në Mynih.
Bajerni gjithsesi I dha një kënaqësi aspak të vogël përkrahësve të tij, duke fituar 3-0 me dy gola të shënuar nga kapiteni I Anglisë, sulmuesi kryesor Harri Kejn, dhe një nga Kingsli Koman.