Drita e Gjilanit nuk ka të ndalur, ka importuar tre pikë nga Theranda.
Skuadra e Dritës me përmbysje e ka mposhtur me rezultat 2;1 Suharekën, në takimin e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Autor i golit për Suharekën është Mevlan Zeka në minutën e 27-të dhe për Dritën shënuan Salifu Ibrahim (44’) e Albert Dabiqaj (68’).
Drita kryeson me 21 pikë e ka dy ndeshje më pak dhe Suhareka është në vend të pestë me 17 sosh.