Prishtina ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Një gol vendosi sfidën.
Futbollisti Leotrim Kryeziu nga rreth 15 metra shënoi në këndin e mposhtëm të portierit Jovanovski të Ferizajt pikërisht në minutën e 67-të.
Në minutën e 90+3, Sokol Kiçina i Ferizajt nga afërsia i pafat, golin ia mohoi shtylla e majtë pingule.
Prishtina është në vend të tretë me 19 pikë e Ferizaj në të tetin me 14 sosh.