Për tifozët e Anglisë vjen edhe një tjetër lajm “i keq”.
Emërimi i një tekniku gjerman në krye të pankinës së “Tre luanëve” nuk u prit mirë nga opinioni publik në ishull ndërsa shumë medie komentuan me skepticizëm emërimin e Thomas Tuchelit.
Federata e Futbollit i ka dhënë leje gjermanit që të mos zhvendoset në Londër.
Kështu Tuchel do të udhëtojë drejt Anglisë vetëm kur të nisi grumbullimet ndryshe nga paraardhësi i tij, Garet Southgejt, i cili punonte në qendrën stërvitore të Anglisë tri herë në javë.
Southgejt së bashku me asistentin e tij Stiv Holland ndiqnin mesatarisht pesë ndeshje të Premier Ligës në javë.
Sa i përket Tuhel mësohet se do të mbajë disa takime me trajnerët e ekipeve të të rinjve të Anglisë si dhe i është komunikuar se mund të qëndrojë në Mynih dhe të udhëtojë në Angli vetëm gjatë grumbullimeve.