Në Itali “ëndërrojnë” për shqiptarin: Asnjë italian nuk shënon sa ai

Futboll

Në Itali “ëndërrojnë” për shqiptarin: Asnjë italian nuk shënon sa ai

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 15:56
Cristian Shpendi

Cristian Shpendi është shndërruar në një “makineri” golash në Itali.

Sulmuesi shqiptar po shënon rregullisht me skuadrën e Cezenas, duke qenë një lider i padiksutueshëm te skuadra italiane.

Paraqitjet e 21-vjeçarit në këtë sezon, por edhe në sezonin e kaluar kanë tërhequr vëmendjen e të gjtihë tifozëve në Itali, të cilët tashmë kanë nisur të ëndërrojnë për shërbimet e tij.

Madje në një artikull nga “SKY Italia” thuhet se Shpendi është me dy shtetësi, pasi ka lindur në Ankora, do të ishte një “as” nën mëngë për kombëtaren e Italisë, pasi asnjë italian nuk po shënon sa ai.

“Shpendi në Kombëtare? Asnjë italian nuk shënon sa ai”, shkruhet në artikullin e publikuar në “SKY Italia”, nga gazetari Gianluca Dimarzio.

Kujtojmë se vitin e kaluar sulmuesi i Shpresave shënoi 22 gola në kampionat, “Coppa Italia Serie C” dhe “Supercoppa Italiana Serie C”.

Ndërsa këtë sezon në Serie B dhe “Coppa Italia” ai ka shënuar plot 8 gola duke dërguar numrin e golave të shënuar në 30. Shifër kjo që nuk është prekur nga asnjë lojtar tjetër italian duke nisur nga gushti i vitit të kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat