Refuzoi 20 milionë euro

Futboll

Refuzoi 20 milionë euro

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 15:59
Ruben Amorim

Trajneri portugez Ruben Amorim refuzoi dy klube te tjera përpara se të pranonte të largohej nga Sporting Lisbona për të marrë drejtimin si trajner i Manchester United.

West Ham dhe Al-Nassr ishin ofruar për të aktivizuar klauzolën e lirimit prej 10 milionë euro në kontratën e tij me Sporting Lisbonën, shkruan A Bola, por të dyja nuk arritën ta bindin Amorimin të largohej nga skuadra portugeze.

Amorimi ka thënë se po priste për një projekt më atraktiv dhe se puna në Man United ishte e vetmja që donte. Klubi i parë që ra në kontakt me Sportingun ishte West Ham. Amorim udhëtoi për në Londër për të diskutuar vizionin dhe kushtet e klubit, por e refuzoi ofertën e tyre pasi nuk përputhej me qëllimet e tij.

I dyti ishte Al-Nassr i Cristiano Ronaldos, të cilët ishin gati t’i paguanin atij 20 milionë euro në vit. Duke iu referuar ofertës së Al-Nassr, Amorim tha se ai kishte një ofertë nga një klub që ofronte tre herë më shumë se sa fiton si zëvendësues i Erik ten Hag si trajner i “Djajve të Kuq”.

Ne fakt, sipas asaj qe eshte bere me dije, oferta nga Arabia ka qene 20 mln euro ne sezon per Amorim, dicka qe eshe refuzuar dhe ai do te fitoje 7 mln euro ne sezon te Manchester United dhe gati 11 ne total bashke me stafin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat